Njoftohet opinioni publik, se më 27 maj 2022 u mbajt mbledhja e Senatit të Universitetit të Tetovës.
Në këtë mbledhje, në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë, Statutin e Universitetit dhe aktet tjera ligjore, nënligjore dhe aktet tjera të brendshme të Universitetit, u verifikua zgjedhja e dekanit të Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Shpresa Memishi, dekanit të Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Ibish Kadriu, dekanit të Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi dhe dekanit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi.
Në mbledhjen e sipërpërmendur u procedua edhe zgjedhja e ushtruesit të detyrës Rektor i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti.
Në mbledhjen e Senatit, po ashtu u diskutuan edhe çështje të tjera lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor–shkencor, me theks të veçantë përgatitjet për regjistrimin e studentëve të rinj, në vitin akademik 2022/2023.