Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së javën e ardhshme do të parashtrojë interpelancë për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, por lideri i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Kmickovski nuk pret që ajo të kalojë në Parlament.
“Shpresoj se nuk do të luajnë më me procedurat në Parlament dhe do ta vendosin pikën në rend të ditës dhe do të mund të flasim pak më hapur për atë se çka ka ndodhur atë ditë kur janë fyer brutalisht të punësuarit në Parlament. Nuk kemi iluzion se ajo do të kalojë, pasi aty ka 61 shërbëtorë të pushtetit, të cilët për shkak të privilegjeve të tyre, do ta mbrojnë Xhaferin”, tha Mickoski mes tjerash në konferencën për shtyp.
Për protestën e paralajmëruar për 18 qershor, pret përkrahje politike dhe shoqërore nga të gjithë ata, të cilët, siç tha, mendojnë se kjo qeveri e LSDM-së dhe BDI-së e çon shtetin në drejtim të gabuar.
Ai është decid se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi edhe sipas anketës së tyre partiake në terren për muajin maj, më shumë se 67 për qind të të anketuarve kanë thënë se shteti po shkon në drejtim të gabuar, ndërsa mbi 75 për qind se Qeveria duhet të japë dorëheqje.