– Duam fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe i nxisim të gjitha përpjekjet për realizimin e këtij qëllimi, deklaroi sot në Shkup ambasadori i shefit të Delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir.
Euroambasadori Gir, në deklaratë për mediat para hapjes së panel diskutimit në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës 9 Maji, theksoi se nuk dëshiron të hyjë në debat me afate, por theksoi se duhet të bëhen përpjekje maksimale për realizimin e qëllimit për hapjen e negociatave, sa më shpejtë të jetë e mundur.
“Absolutisht jemi të vendosur për të vazhduar përpara, jemi në dijeni se është nga interesi strategjik i BE-së dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor, që këto vende të përfshihen në Union dhe ne presim vazhdim të procesit dhe ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi Gir.