14.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaOpinionSulejman Mehazi / Patriotët bythëhapur

Sulejman Mehazi / Patriotët bythëhapur

Ua dhjefshim shqiptarinë atyre që shkruajnë spektakle patriotike, e bredësisht, fshehtësisht e shpirtrisht ushqejnë tradhtinë për shkak interesave vetjake.
Atyre që me anë të përkuljeve tinëzare patriotike punësojnë anëtarët e familjes, atyre që shprehin patriotizëm vetëm pse e përmendin Skënderbeun pa farë sakrifice.
Ua dhjefshim shqiptarinë atyre që ju shkon jeta pupa nëpër institucione shtetërore e universitare me rroga të majme e na mbahen kombëtarë, kurse kur populli është në rrezik bëjnë sehirë, atyre që me gishtat e duarve bëjnë shqiponjën se janë shqiptarë, atyre që bërtasin me gojë: “Rroftë shqiptaria”, në anën tjetër punojnë për parti. Atyre që patriotizmin e shprehin me shqiponjën vënë në majë të plehërave e nevojtoreve.
Ua dhjefshim patriotizmin atyre që si kukulla e statua rrinë gaditu para kryetarëve të partive, ministrave, sekretarëve, kryetarëve të komunave, për shkak sponzorimeve të vogla parash gojën se hapin për t’i kritikuar.
Atyre që mbahen se e duan shqiptarinë e në anën tjetër kurrë s’kanë kritikuar veprimet poshtëruese e korruptive të elitës politike shqiptare.
Atyre që shkruajnë për të keqen globale e frikohen të shkruajnë për të keqen individuale e personale të politikanëve me emër e mbiemër. Atyre që kritikojnë në shumës për t’u arsyetuar para njëshit apo individit partiak.
Shenja e parë e intelektualëve mizevirë e trefytyrësh janë ata që s’merren me problemet kaotike kombëtare, por arsyetohen me grada e punime shkencore, profesionale e intelektuale të rrejshme.
S’ka dashuri kombëtare pa sakrificë individuale, familjare e shoqërore. Sakrificat kombëtare të tyre janë punësimet apo nepotizmi familjar.
Sa hidhërime kemi marrë prej patriotëve bythëhapur, që reklamojnë atdhedashurinë për të rregulluar vetveten e familjen e tyre.
Sa të neveritshëm janë, sa bashkëpunëtorë të mirë me të ligjtë që nga rinia e tyre komuniste, titiste, enveriste e deri më ditën tona demokratike.


@S. Mehazi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments