Për shkak të LSDM-së dhe BDI-së Maqedonia ka inflacion dyshifror, ai nuk është i importuar, por është krijuar nga krimi i pushtetit, këtë e theksojnë sot VMRO-DPMNE në një deklaratë për opinionin.
Inflacioni në Maqedoni është 10.5%, çmimet ua kanë ngrënë rroga qytetarëve. Dhe njerëzit tani janë më të varfër në krahasim me vitin e kaluar. Në inflacion ka kontribuar rritja e energjisë elektrike për 30%, e cila është rritur sepse nuk prodhohet në vend, por importohet nga jashtë dhe nuk prodhohet sepse qeveria ka vjedhur në REK dhe ELEM. Çmimi i ngrohjes është rritur, sepse qeveria nuk ka siguruar energji të lirë në kohë, siç kanë bërë vendet e rajonit. Buka dhe mielli janë deri në 100% më të shtrenjta sepse importojmë deri në 60 mijë ton grurë në vit dhe importojmë sepse e kanë shkatërruar bujqësinë, thonë nga partia.
Nga aty shtojnë se e njëjta arsye është edhe me rritjen e çmimeve të vajit të gatimit, për prodhimin e të cilit jemi të varur nga importi i vajit të parafinuar nga jashtë.
Kemi inflacion sepse qeveria është e paaftë. Populli po vuan sepse po vjedhin pushtetarët, thonë nga VMRO-DPMNE.