1.3 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeKabineti i Petkovit: Seanca në Shkup është shtyrë për shkak se nuk...

Kabineti i Petkovit: Seanca në Shkup është shtyrë për shkak se nuk ka dokument të dakorduar

Seanca e përbashkët e qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në Shkup është shtyrë për shkak se nuk ka një dokument të dakorduar që do të tregonte përparim në negociatat mes dy vendeve, tha kryetarja e kabinetit të kryeministrit bullgar Lena Borislavova.

Një delegacion i përbashkët qeveritar bullgar i kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov ishte planifikuar të merrte pjesë në seancën e përbashkët të qeverisë.

Dje kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski tha se seanca me Bullgarinë e paraparë për 22 maj nuk do të mbahet sepse, siç tha ai, nuk lejohet me rend dite.

Ai shtoi se aktualisht ministritë e jashtme të dy vendeve kanë shkëmbyer ide, por se nuk kanë rënë dakord për një zgjidhje të përbashkët që mund të jetë bazë për një marrëveshje të ndërsjellë.

Kovaçevski tha se një zgjidhje me Bullgarinë është e mundur “vetëm nëse bazohet në vlerat evropiane, në parimet e ruajtjes së dinjitetit të qytetarëve të të dy vendeve dhe në respektin e ndërsjellë midis politikanëve, institucioneve dhe qytetarëve”.

Bullgaria ka bllokuar fillimin e negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut që nga viti 2019, pavarësisht se të dy vendet nënshkruan një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë në 2017.

Kovaçevski tha se bisedimet me Bullgarinë vazhdojnë, ndërsa për festimet me rastin e 24 majit, tregoi se do ta udhëheqë delegacionin maqedonas në Romë.

“Më 24 do të kemi delegacionin tonë në Romë, i cili do të përbëhet nga ministra dhe do të jetë edhe rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. “Unë do ta udhëheq atë delegacion dhe do të jetë një delegacion maqedonas në Romë”, tha Kovaçevski.dw

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments