Në periudhën e kaluar, çmimet e produkteve bazë janë rritur për 100%. Kjo nuk është vetëm rezultat i faktorëve të jashtëm, por kryesisht për shkak të paaftësisë së qeverisë. Përkatësisht, mungesa e grurit dhe misrit, e me këtë edhe çmimet më të larta të miellit dhe bukës janë rezultat i zvogëlimit të prodhimit vendor dhe rimbushjes së parakohshme të rezervave.
Paaftësia dhe kriminogjeniteti i qeverisë në sektorin e energjisë kontribuoi në shpenzimin e deri në 50 milionë euro në muaj për blerjen e shtrenjtë të energjisë elektrike dhe mbulimin e humbjeve të ndryshme. Kjo sepse para fillimit të sezonit të ngrohjes ata e lanë REK Manastirin pa thëngjill, zbrazën hidro rezervuarët dhe shitën rrymën kur ishte e lirë, për të blerë më vonë rrymë të shtrenjtë.
Dhe ndërsa çmimet po rriten, një paradoks po ndodh në bujqësi, nuk ka shpengim dhe kur ka çmime janë të ulëta, në vazhdën e mungesës së ushqimit në shumë pjesë të botës. Është një tregues që qeveria nuk është në gjendje të gjejë një pozicion dhe kushte më të mira për kompanitë dhe fermerët tanë.
LSDM nuk ka kapacitet për t’u përballur me krizën. Për shkak të tyre kriza po thellohet në çdo segment.
Me respekt,
Qendra për Komunikim VMRO-DPMNE