4.5 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaA po përgatiten rusët të sulmojnë Moldavinë: Një nga skenarët e mundshëm...

A po përgatiten rusët të sulmojnë Moldavinë: Një nga skenarët e mundshëm do të destabilizonte Ballkanin

“The Times” botoi një analizë ku thuhet se Federata Ruse tashmë ka marrë një vendim për të sulmuar Moldavinë me justifikimin e mbrojtjes së popullsisë ruse në rajonin separatist të Transnistrias.

Sipas gazetës britanike, informacione të shumta nga burime të inteligjencës tregojnë se rusët mund të nisin aktivitetet në fillim të muajit maj për bashkimin e pjesëve të Ukrainës jugore të kontrolluara nga Rusia dhe rajonit Transnistrian në Moldavi.

“Tashmë janë vënë re disa aktivitete në aeroportin e Tiraspolit, kryeqyteti i Transnistrias – rajon moldav (që ka shpallur njëanshëm pavarësinë në vitin 1990). Rusët do të përpiqen të dërgojnë trupat e tyre me aeroplanë dhe helikopterë Il-76, të cilët do të ngriheshin nga Krimea. Në të njëjtën kohë, Kryeqyteti i Moldavisë, Kishinau do të organizonte protesta dhe trazira”, thuhet në njoftim.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments