Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova paralajmëroi Perëndimin kundër inkurajimit të Ukrainës për të sulmuar brenda territorit rus.
“Provokimi i mëtejshëm që shtyn Ukrainën të godasë objektet ruse do të përballet me një përgjigje të ashpër nga Rusia”, tha ajo.
Zakharova veçoi ministrin britanik të Forcave të Armatosura, James Heappey, duke thënë se pretendimi i tij se do të ishte legjitime që Kievi të kryente sulme në Rusi, po merrej nga Ukraina si leje për të vepruar, përcjell rtv21.tv
Rusia nuk do të lejojë që zyrtarët perëndimorë që vizitojnë Ukrainën ta pengojnë atë nga nisja e sulmeve hakmarrëse ndaj objektivave të afërta ukrainase, paralajmëroi gjithashtu zëdhënësja.
“Këshilltarët nga vendet perëndimore që qëndrojnë në qendrat vendimmarrëse të Ukrainës nuk do të jenë domosdoshmërisht problem për masat e reagimit të Rusisë”, përfundoi ajo.