15.5 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeDritan Abazoviqi prezanton kabinetin qeverisës,edhe dy shqiptarë ministra,pret votimin më 28 prill...

Dritan Abazoviqi prezanton kabinetin qeverisës,edhe dy shqiptarë ministra,pret votimin më 28 prill në Kuvend

Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka propozuar edhe  zyrtarisht strukturën dhe përbërjen e Qeverisë, për të cilën deputetët do të vendosin nesër në seancën e Kuvendit në Cetinë. Ai e bëri këtë në bazë të Programit të Punës të dorëzuar të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi dhe angazhimeve programore, raporton Klankosova.tv.

Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol, siç ishte paralajmëruar më parë.

Janë propozuar ministritë e mëposhtme:

Ministria e Drejtësisë, propozohet Marko Kovaç.

Ministria e Brendshme, propozohet Filip Axhiq.

Ministria e Mbrojtjes, propozohet Rashko Konjeviq.

Ministria e Financave, propozohet mr Aleksandar Damjanoviq.

Ministria e Punëve të Jashtme, propozohet mr Ranko Krivokapiq.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, propozohet  Goran Gjuroviq

Ministria e Çështjeve Evropiane, propozohet mr Jovana Maroviq,

Ministria e Arsimit, propozohet mr Miomir Mijo Vojinoviq.

Ministria e Shendetesise, propozohet  Dragosllav Shqekiq

Ministria e Investimeve Kapitale, propozohet  mr Ervin Ibrahimoviq.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, propozohet Vlladimir Jokoviq.

Ministria e Sportit dhe Rinisë, propozohet Vasillije Llallosheviq.

Ministria e Administratës Publike, propozohet Marash Dukaj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, propozohet Admir Adroviq.

Ministria e Kulturës dhe Medias, propozohet mr Masha Vllaoviq.

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, propozohet Ana Novakoviq Gjuroviq.

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, propozohet Fatmir Gjeka.

Ministria e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, propozohet Bilana Shqepanoviq.

Dy ministra pa portofol, ku propozohen Zoran Milaniq dhe Adrijan Vuksanoviq.

Të martën, ai e dorëzoi në Kuvend programin qeveritar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments