3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Gostivarit: Marrja e kompetencave në arsim, vendim politik

Komuna e Gostivarit: Marrja e kompetencave në arsim, vendim politik

Marrja e kompetencave në fushën e arsimit për herë të dytë brenda një viti, për përgjegjësit e komunës së Gostivarit është vendim politik dhe jo vendim i bazuar në ligj. Drejtuesja e sektorit të arsimit në këtë komunë, Aslian Snopçe tha se vendimi i ministrit të Arsimit Arbër Ademi bie ndesh me vlerësimet e inspektoratit shtetëror të Arsimit, i cili nuk ka konstatuar kurrfarë shkelje në emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave.

Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka dhënë konstatim dhe e potencon atë shumë bukur, duke filluar fillimisht në shkollat Ismail Qemali Forinë dhe Çegran,  se asnjë shkelje nuk kemi në bazë të inspektoratit të arsimit, por edhe inspektorati shtetëror administrativ ka konstatuar po të njëjtën gjë- deklaroi Aslian Snopçe, Përgjegjëse e sektorit të arsimit, Gostivar.

Ndaj vendimit të ministrisë së Arsimit ka reaguar edhe dega e Aleancës për Shqiptarët në Gostivar.

Nuk mund të udhëhiqet arsimi nga njerëz të cilët në vend të decentralizimit të arsimit me çdo kusht që të ruajnë përfitimet e tyre politike në pazarllëqet e garës presidenciale keqpërdorin pozitën e vetë dhe ia marrin kompetencat për të dytën herë kreut të komunës së Gostivarit- tha Besa Muharemi, Aleanca për Shqiptarët, Gostivar.

Ndërkohë ministri i Arsimit, Arbër Ademi marrjen e kompetencave e arsyeton me shkelje të rënda të ligjit nga ana e kreut të Gostivarit, Arben Taravari.

Edhe një vit më parë në pothuajse të njëjtën kohë kreut të Gostivarit iu morën kompetencat në fushën e arsimit në afat prej nëntë muajsh, pas çka në fund të vitit iu rikthyen sërish.

Bashkim Sulejmani    

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments