Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po “provokon” Ukrainën që të nisë një sulm në Rusi.
Të dyja agjencitë e lajmeve, Interfax dhe RIA, kanë cituar Ministrinë e Mbrojtjes duke thënë se Rusia do të jepte “një përgjigje proporcionale nëse ka përpjekje të tilla”.
Ai tha se ushtria ruse është e gatshme të kryejë sulme hakmarrëse kundër qendrave vendimmarrëse në Kiev, duke përdorur armë me saktësi të lartë.
Më herët, ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, tha se ishte krejtësisht legjitime që forcat ukrainase të synonin linjat e furnizimit në territorin rus.
Heappey pranoi se armët e ofruara nga komuniteti ndërkombëtar për Ukrainën, kishin rrezen për t’u përdorur në Rusi.