6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIsh-shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti / Shqipëria nuk është pengesë...

Ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti / Shqipëria nuk është pengesë për Maqedoninë e Veriut

Shqipëria nuk është pengesë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE), pasi që vlerësimi i secilit shtet bëhet mbi baza të meritave, kështu vlerëson në një prononcim për gazetën KOHA, ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti, duke komentuar zërat se Tirana është pengesë që Shkupi në rrugëtimin e saj integrues.

“Si proces, Shqipëria nuk është pengese për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE , sepse vlerësimi i secilit vend behet mbi baze merite. Por sigurisht parë nga këndvështrimi i ekuilibrave në rajon dhe perceptimeve kombëtare të vendeve tona për trajtime të diferencuara apo diskriminuese të tyre , vullneti i Komisionit Evropian (KE) do të ishte pro çeljes së njëkohshme të bisedimeve.

Megjithatë shtete të veçante kanë qëndrim të veçantë ndaj vendeve tona. Holanda për shembull është më kategorike në qëndrimin e saj kundërshtues ndaj Shqipërisë dhe më pozitivisht ndaj Maqedonisë së Veriut”, deklaroi për gazetën KOHA, Panariti. Javë më parë, shprehet më tej ai, parlamenti holandez votoi pro një mocioni për kthim të vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe qeveria e Holandës e ka kaluar zyrtarisht si kërkesë këtë vendim te shtetet anëtare.

“Ky është një veprim pa precedent dhe që ndodh për here të parë në BE. Po kështu situata e nderë dhe shumë e tensionuar në Shqipëri e prekur edhe nga përgjimet e zyrtarëve të lartë në komunikim me grupe mafioze për favore votash, sigurisht e vështirëson çeljen e bisedimeve.

Prandaj në këtë këndvështrim, gjendja nuk është aspak e favorshme për të dy vendet, gjë që rrezikon mos hapjen e bisedimeve këtë vit. Po kështu deri tani për të dy vendet tona duket i qartë edhe qëndrimi i Francës”, vlerëson ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti. Sipas tij, e vetmja kartë në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është destabilizimi i mundshëm i tyre si rrjedhojë e mos çeljes së bisedimeve dhe rritja e ndikimit rus apo dhe e vendeve te tjera në rajon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments