Temperaturat e mëngjesit të mërkurën do të zbresin në minus tre, ndërsa të enjten në minus një gradë. Nga dita e premte do të ketë ngrohje dhe temperatura pozitive të mëngjesit, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 18 deri në 26 gradë.
Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Kryesisht në zonat malore do të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Paradite gjatë fundjavës do të jetë me diell, ndërsa pasdite do të ketë reshje lokale të rrëmbyeshëm me vranësira.
Më e ngrohta do të jetë e dielën, me temperatura minimale prej 5 deri në 10 gradë dhe maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.