Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë vizituar portin kozmik Vostochny në Lindjen e Largët të Rusisë.
Kryetari bjellorus në konferencën për shtyp pas vizitës tha se akuzat për mizori ushtarake në Bucha ishin një operacion i thjeshtë psikologjik i kryer nga britanikët, raportojnë agjencitë.mtm.mk
Lukashenko pretendon se ka informacione se si dhe me çfarë automjetesh kanë ardhur britanikët në Bucha dhe çfarë kanë bërë.
Më herët Rusia pretendoi se mizoritë në Bucha nuk ndodhën dhe se fotoja me trupat në rrugë ishte falsifikuar.
Putin theksoi se nevojitet një integrim më i fortë midis Bjellorusisë dhe Rusisë dhe se operacioni në Ukrainë do të vazhdojë derisa të përmbushen të gjitha qëllimet. Ai gjithashtu pretendon se akuzat për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë janë po aq të rreme sa në Siri.