Që nga nesër, personat që vijnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Turqia, Rumania, Serbia, Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Izraeli dhe Egjipti kur hyjnë në Bullgari nuk u kërkohet më të kenë një certifikatë dixhitale Covid.
Vendimi është marrë nga ministrja bullgare e shëndetësisë, prof. Asena Serbezova, me urdhër të lëshuar sot.
Po ashtu edhe trupat e NATO-s që marrin pjesë në stërvitjet ndërkombëtare dhe kontigjentet shumëkombëshe nuk do t’u kërkohet paraqitja e certifikatës dixhitale për COVID.
Kujtojmë se numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 307.817, numri i të shëruarve 297.354, numri i të vdekurve arrin 9.252, ndërsa numri i rasteve aktive në 1.211 persona.