4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaIsh-këshilltari ekonomik i Putinit jep alarmin: Populli rus po varfërohet për shkak...

Ish-këshilltari ekonomik i Putinit jep alarmin: Populli rus po varfërohet për shkak të luftës në Ukrainë

Numri i rusëve që jetojnë në varfëri ndoshta do të dyfishohet dhe madje mund të trefishohet pas luftës në Ukrainë, ka thënë ish-këshilltari kryesor ekonomik i presidentit Vladimir Putin.

Afro 19 milionë rusë jetojnë në varfëri, sipas Bankës Botërore. Në një intervistë me programin Talking Business të BBC-së, Andrei Illarionov, i cili i shërbeu Putinit midis 2000 dhe 2005, tha: “Ne do të shohim ndoshta dyfishimin e numrit të atyre njerëzve, ndoshta edhe trefishimin.”

Ai tha se ambiciet territoriale dhe perandorake të Putinit “janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër, duke përfshirë jetesën e popullsisë ruse”.

Putini dukej se nuk ishte “plotësisht i interesuar” për ekonominë apo standardet e jetesës për rusët, shtoi Illarionov.
Illarionov tha se burimet e sektorit publik dhe privat të Rusisë “për të rritur apo edhe për të mbajtur të ardhurat e popullsisë janë në fakt mjaft të kufizuara”.

Putin u zotua në vitin 2018 për të përgjysmuar numrin e rusëve që jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Illarionov i tha BBC-së: “Është absolutisht e pamundur të ketë ndonjë të ardhme pozitive për Rusinë me regjimin aktual politik”.

Ai tha se “nuk kishte asnjë mënyrë” që Rusia “mund të integrohej përsëri në marrëdhëniet ndërkombëtare, në ekonominë botërore”.

Edhe pse rubla e Rusisë është rikthyer në vendin ku ishte përpara pushtimit të Ukrainës, ekonomia e vendit mbetet në një gjendje të rrezikshme.

Instituti i Financave Ndërkombëtare pret që ekonomia e Rusisë të tkurret 15% këtë vit, duke zhdukur 15 vjet rritje.

Qendra për Kërkime Strategjike, një institut me bazë në Moskë, vlerësoi më 1 prill se dy milionë vende pune mund të humbasin në Rusi këtë vit pasi nivelet e papunësisë rriten.

Ndikimi i sanksioneve dhe largimi i kompanive perëndimore, duke përfshirë McDonald’s dhe Goldman Sachs, mund të shkurtojë furnizimin e mallrave dhe shërbimeve në Rusi. Ekonomistët kanë thënë se rusët mund të përballen me inflacion prej 20% ose më shumë deri në fund të vitit, raportoi Insideri percjellë Botapress.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments