9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPresidenti Biden bisedon sot me Kryeministrin e Indisë

Presidenti Biden bisedon sot me Kryeministrin e Indisë

Presidenti Biden dhe Kryeministri i Indisë Narendra Modi zhvillojnë sot një takim virtual.

Takimi ndodh ndërsa Presidenti Biden po u kërkon udhëheqësve të vendeve të tjera të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë.

Qëndrimi neutral i Indisë ka shkaktuar shqetësime në Uashington. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e përshëndeti Indinë për atë, që siç u shpreh ai, “gjykon situatën në tërësi dhe jo në mënyrë të njëanshme”.

Më së fundmi, India abstenoi kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, vendosi ta pezullojë Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me 47 vende anëtare.

Një pikë depozitimi e karburantit në Kolkata, Indi
Një pikë depozitimi e karburantit në Kolkata, Indi

India vazhdon të blejë lëndë energjitike nga Rusia, megjithë trysinë nga vendet perëndimore që të shmangë blerjen e gazit dhe naftës ruse.

Uashingtoni po ashtu ka shqyrtuar mundësinë e sanksioneve ndaj Indisë për blerjen kohët e fundit të sistemeve të avancuara kundër-ajrore nga Rusia.

Muajin e kaluar, kompania shtetërore e naftës e Indisë bleu 3 milionë fuçi nafte nga Rusia, megjithë kërkesat e vazhdueshme nga Perëndimi, që të mos i blinte.

India nuk është vendi i vetëm që blen nga Rusia lëndë energjitike. Disa vende evropiane, si Gjermania, kanë vazhduar të blejnë, megjithë trysninë për t’i anuluar kontratat.

Shtypi i Indisë njofton se Rusia ka ofruar një ulje çmimi me 20 për qind për naftën e saj.

Iraku është furnizuesi kryesor i Indisë duke plotësuar 27 për qind të nevojave të saj, Arabia Saudite e dyta me 17%, e pasuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe me 13% dhe Shtetet e Bashkuara me 9%, sipas agjencisë indiane të lajmeve “Press Trust of India”.VOA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments