Me tre vjet burg është dënuar shoferi Jordan Gjorgiev, i cili afër “City Mall” përplasi për vdekje 24-vjeçaren V.N.
Gjorgievit gjithashtu iu ndalua vozitja për tre vitet e ardhshme. Gjyqtarja Ljubinka Bashevska e shqiptoi dënimin vetëm pas një seance gjyqësore të mbajtur më parë, në të cilën i akuzuari e pranoi fajin.
Ndryshe, ngjarja tragjike ka ndodhur në janar të këtij viti.