7.4 C
Tetovo
E premte, 16 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaUkraina i nacionalizoi të gjithë pronën ruse në vend -si kompensim...

Ukraina i nacionalizoi të gjithë pronën ruse në vend -si kompensim për operacionin ushtarak

Kryeministri i Ukrainës, Denis Shmigalj, njoftoi se Kievi do të shtetëzojë të gjithë pronën ruse në Ukrainë për të kompensuar humbjet nga operacioni special.

Është miratuar legjislacioni për shtetëzimin. Tashmë i kemi nisur këto procese, padyshim që do ta shtetëzojmë të gjithë pronën ruse për të kompensuar një pjesë të humbjeve që na bën Rusia – deklaroi Shmigalj për Rada TV.

Më 1 prill, Verhovna Rada ukrainase miratoi një ligj për nacionalizimin e pronës ruse dhe atyre që mbështesin publikisht operacionin special ushtarak të Rusisë.

Ligji zbatohet për rusët dhe personat që nuk janë shtetas rusë, “por janë të lidhur ngushtë me të, dmth kanë një vendbanim ose janë të interesuar për veprimtarinë e tyre kryesore” në atë vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments