Pas pushtimit rus të Ukrainës, pati një rritje të mprehtë në çmimet botërore të energjisë. Të dhënat në faqen e internetit “Global PetrolPrice” tregojnë se çmimi i një litri benzinë është më i larti në Hong Kong – 2.62 euro.
Vendet evropiane dominojnë në krye të listës, kështu që së bashku me Hong Kongun, pesë vendet e para janë Holanda, Monako, Norvegjia dhe Finlanda.
Litri më i lirë i benzinës në botë është në Venezuelë, ku kushton vetëm dy euro cent (0,023 euro).
Kushton rreth tre cent euro në Libi dhe pothuajse pesë cent euro në Iran.
Në vendet e rajonit, benzina është më e lira në vendin tonë – 1,33 euro, dhe më e shtrenjta në Mal të Zi – 1,74 euro, sipas Globalpetrolpricies.
Në Serbi një litër benzinë kushton 1,495 euro, në Slloveni 1,503 euro, në Bosnje dhe Hercegovinë 1,54 euro dhe në Kroaci 1,58 euro.
Një litër benzinë në Shtetet e Bashkuara kushton 1.1 euro dhe ky çmim është ende shumë më i ulët se në pjesën tjetër të botës së industrializuar.
linku globalpetrolprices