2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajme10 muaj burg për ish zv/ministren shqiptare! Mori si ryshfet një telefon...

10 muaj burg për ish zv/ministren shqiptare! Mori si ryshfet një telefon dhe 1000 euro

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me dhjetë muaj burg ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda.

Të njëjtin dënim do të vuajnë edhe dy të pandehurat e tjera për të njëjtën dosje si Voda, Florida Beu dhe Majlinda Hasani.

Hetimet zbuluan se Voda kishte marrë një shumë parash nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, duke u premtuar në këmbim vende pune.

Mësohet se në përgjimet e mëvonshme, Beu dhe Hasani shprehin shqetësim se shuma e dhënë ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-ministres.

Në episodin e tretë, ish-zëvendësministrja Voda ka marrë një arkë me peshk në portin e Durrësit, që dyshohet të jetë dhënë me porosi nga një prej dy të dyshuarave të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments