26.6 C
Tetovo
E enjte, 19 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaBiden vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Biden vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidenti amerikan Joe Biden vendosi sot sanksione të reja ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, duke synuar sektorin e teknologjisë së Rusisë.

Sanksionet e reja synojnë operatorët e teknologjisë, të cilët mund të lejojnë Moskën të anashkalojë sanksionet e vendosura më parë.

Departamenti amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se kishte vendosur sanksione ndaj 21 kompanive dhe 13 individëve. Sanksionet përfshijnë Micron, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh rus të mikroelektronikës, si dhe prodhuesin më të madh rus të çipave.

Sanksionet e zgjeruara përfshijnë sektorin e transportit ajror dhe detar dhe sektorin elektronik. Lëvizja e re e Biden i lejon Uashingtonit të vendosë sanksione ndaj të gjithë individëve ose subjekteve të lidhura me ata sektorë, tha Departamenti i Thesarit. Sanksionet synojnë gjithashtu “veprime keqdashëse kibernetike”, tha ministria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments