Këto propozime të MPJ tashmë kanë kaluar në Qeveri dhe të njejtat duhet të dërgohen për miratim tek presidenti i vendit.
Ish kryetarja e komunës së Tetovës dhe ish zëvendëskryeministre për eurointegrime Teuta Arifi do të jetë ambasadorja e re në BE, shkruan Fokus.
Sipas të njejtave burime, drejtori i ABN Viktor Dimovski do të jetë ambasador i ri në Paris kurse në Uashington do të dërgohet si ambasador Zoran Popov, sekretar shtetëror në MPJ.
Mbrëmë Qeveria në seancë të mbyllur ka kaluar edhe disa propozime të tjera për ambasador edhe atë:
Driton Kuçi në Oslo të Norvegjisë, Meto Belevski në Bruksel të Belgjikës dhe Jovan Manasievski në Ankara të Turqisë.