Gati 60 kisha, xhami dhe sinagoga në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet ruse që nga fillimi i luftës, sipas autoriteteve ukrainase.
Administrata e kishës numëroi 59 ndërtesa fetare të granatuara. Kisha Ortodokse e Ukrainës, e cila vepron nën Patriarkanën e Moskës dhe është veçanërisht e fortë në lindje të vendit, ka pësuar humbje veçanërisht të rënda, thuhet në raport.Lista, e publikuar nga Shërbimi Shtetëror për Politikën Kombëtare dhe Lirinë e Ndërgjegjes, thotë se luftimet kanë dëmtuar Kishën Katolike, pesë kisha protestante, tre xhami dhe tre sinagoga.