27.4 C
Tetovo
E shtunë, 12 Korrik, 2025
BallinaLajmeVuçiqi: Kurti vendosi të sulmojë serbët (video)

Vuçiqi: Kurti vendosi të sulmojë serbët (video)

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i është drejtuar publikut në profilin e tij në Instagram dhe në një fjalim dramatik ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vendosur të sulmojë serbët.

“Me urdhër të Albin Kurtit, gjyqtarja serbe Ljiljana Stevanoviq është larguar sot nga institucionet e Kosovës dhe të gjithë komandantët serbë, të gjithë policët serbë që morën pjesë në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd, janë gati të zëvendësohen nesër. “Albin Kurti vendosi të sulmojë serbët”, tha Vuçiq.

Presidenti serb shtoi se “Albin Kurti e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe sipas dëshirës së tij dhe atyre që e mbrojnë, marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”.

“Albin Kurti është ai që dëshiron ta shkatërrojë paqen në Kosovë, është ai që me vendimet e tij dëshiron të sulmojë popullin serb kudo që jeton, si në jug ashtu edhe në veri të Kosovës. Serbia dëshiron të ruajë paqen dhe për këtë ne paralajmërojmë të gjithë komunitetin ndërkombëtar. “Mesazhi im i fundit është: Çfarëdo që të bëni, Serbia do të jetë me popullin e saj”, tha Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments