8.8 C
Tetovo
E hënë, 18 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaRusia ka filluar t’i ndjej efektet e sanksioneve, qytetarët presin në radhë...

Rusia ka filluar t’i ndjej efektet e sanksioneve, qytetarët presin në radhë për sheqer

Kolona të gjata të qytetarëve rusë duke pritur në radhë për sheqer pranë marketeve, kujtojnë kohën e fundit të Bashkimit Sovjetik.

E duket se Rusia ka filluar t’i ndjejë efektet e para të sanksioneve, ku qytetarët po presin me orë të tëra për ta blerë një artikull ushqimor – pasi që në masë të madhe ka mungesë të tyre, transmeton Telegrafi.

Thasët me sheqer e miell janë të paktë, kështu të paktën pretendojnë menaxherët e marketeve nëpër qytetet ruse.

Edhe ata pak kur shfaqen nëpër rafte, qytetarët për pak sa nuk rrahen se kush do t’i merr i pari, që është një skenë e ngjashme sikurse në kohën kur po i vinte fundit Bashkimit Sovjetik.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin një moment të tillë në një market në Rusi, ku qytetarët vrapojnë për të siguruar pesë kilogramë sheqer.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments