I pyetur për rikonstruimin e Qeverisë, kryeministri Zaev ka deklaruar se ka emrat të cilat planifikon ti propozojë në funksione të reja. Sipas tij, në fillim të qershorit kabineti qeveritar do ti ketë ndryshimet e para. Në këtë kuadër, Zaev ka shtuar se shkarkimet e dy dite më parë nuk ndikojnë në marrëdhëniet me BDI-në. Lidhur me drejtorin e ASK-, ditëve në vijim i pari i Qeverisë do të konsultohet me këshilltarët dhe ekspertët duke shtuar se nuk posedoj emër konkret për drejtor akoma.
Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk i ka dëgjuar përgjimet e publikuara ditëve të fundit në rrjetet sociale. Zaev u përmbajt nga komentimi i tyre, duke shtuar se organet hetuese duhet të merren seriozisht me rastin. Sipas Zaev, përgjimet nuk ndikojnë në raportet me BDI-në, duke shtuar se kush do që i publikon përgjimet duhet ta dije që me Marrëveshjen e Përzhinos, opozita ka dorëzuar përgjimet në PSP dhe është ndaluar publikimi i tyre. Zaev në mënyrë indirekte nuk mohon mundësinë që përgjime të posedojnë një palë e tretë, pasi sipas tij opozita ka poseduar vetëm 1/3 e materialit të përgjuar në DSK.