14.3 C
Tetovo
E hënë, 12 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaZelensky flet me Papën dhe i bën thirrje Vatikanit të ndërmjetësojë

Zelensky flet me Papën dhe i bën thirrje Vatikanit të ndërmjetësojë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur me Papa Françeskun dhe ka sugjeruar se Vatikani mund të luajë një rol ndërmjetësues në përfundimin e luftës me Rusinë, shkruan BBC.

Në një postim në Twitter, Zelensky tha se i tregoi Papës “situatën e vështirë humanitare” dhe se si korridoret e shpëtimit po bllokoheshin nga trupat ruse.

Zelensky shtoi: “Roli ndërmjetësues i Selisë së Shenjtë [juridiksionit të Papës] për t’i dhënë fund vuajtjes njerëzore do të vlerësohej”.

Kjo vjen pasi Zelensky tha të hënën se Jerusalemi mund të jetë potencialisht një vend për bisedimet e ardhshme të paqes të nivelit të lartë midis Ukrainës dhe Moskës./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments