Dje (17-mars) në ora 13:30, personi B.K. (42) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 12 në afërsi të stacionit të autobusëve në Tetovë, ku ka qenë i parkuar me taksi-veturën e tij, është sulmuar fizikisht nga dy persona, njëri nga Tetova dhe tjetri nga Pallatica e Tetovës, po ashtu taksistë, të moshës 50 dhe 60 vjeçare. Sipas raportimeve, shkak i sulmit të tyre ka qenë mosmarrëveshja në lidhje me transportin e disa udhëtarëve për në Republikën e Shqipërisë.
“Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SPB-Tetovë.