Mëngjesi më i ftohtë është në Kodër të Diellit dhe Mavrovë ku janë matur –16 gradë, në Berovë dhe Krushevë -12, Kriva Pallankë -10, në Ohër dhe Prilep – 9, Manastir -8, Tetovë. Shtip dhe Vinicë -7, në Shkup, Demir Kapi dhe Strumicë -6, Dojran -3 dhe në Gjevgjeli -2 gradë Celsius.Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Po ashtu DPHM njofton se në Kodër të Diellit ka 65 centimetra borë, në Krushevë 63 centimetra dhe në Mavrovë 51 centimetra.
Moti sot do të jetë me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga -2 deri në 7 gradë Celsius.