Falë bashkëpunimit të shkëlqyer, sot, në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore bëmë përurimin e zyrave të reja të sektorit për Zhvillim Ekonomik Lokal si dhe NP “Tetova Transport”- Tetovë. Krijimi i hapësirave të reja ishte edhe një nga premtimet e mia elektorale në të cilën qytetarëve do t’iu ofrohen shërbime efikase dhe të mirrëfillta njëkohësisht duke krijuar hapësira më të mira pune për mbi 30 të punësuar.Zyrat e ZHEL dhe NP “Tetova Transport”- Tetovë gjenden në objektin 701 pranë UEJL.