11.6 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBE-ja 1 miliardë Euro ushtrisë ukrainase

BE-ja 1 miliardë Euro ushtrisë ukrainase

Më shumë sanksione ndaj oligarkëve rusë


Liderët europianë ranë dakord të shtojnë edhe 500 milionë Euro për Ukrainën për blerjen e armëve duke e çuar në 1 miliard shumën totale të financimeve për ushtrinë e Kievit.Të gjithë ishin plotësisht të vetëdijshëm se ne duhet të rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën u tha Borrell gazetarëve në samitin e liderëve europianë në Versajë.BE ka vendosur po ashtu sanksione shtesë ndaj oligarkëve dhe ekonomisë ruse. Megjithatë liderët nuk ranë dakord për ndalimin e menjëhershëm të importeve ruse të energjisë siç vepruan SHBA-të. Pro kësaj mase ishin Letonia, Polonia dhe Lituania por një vendim i tillë hasi rezistencë nga Gjermania, Austria dhe Hungaria, të cilat mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të nevojave të tyre për energji me importe ruse.

BE planifikon të ndërpresë furnizimet me gazin rus përpara vitit 2030. Shtetet e BE-së aktualisht shpenzojnë rreth 420 milionë Dollarë në ditë për të blerë gazin rus dhe pothuajse 400 milionë Dollarë për të blerë naftë nga Rusia.

Në samitin e Versajës iu prenë shpresat Ukrainës për një hyrje të shpejtë në Bashkimin Europian sidomos nga ana e Gjermanisë dhe Holandës. Krerët e shteteve baltike deklaruan se Ukrainës duhet t’i jepej statusi i kandidatit.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments