8.1 C
Tetovo
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaErdogani diskutoi “shqetësimin e përbashkët” për Ukrainë me Biden

Erdogani diskutoi “shqetësimin e përbashkët” për Ukrainë me Biden

Ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon përpjekjet e tij për t’u pozicionuar si ndërmjetësi midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Perëndimit, ai foli me telefon me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Ata diskutuan “shqetësimin e tyre të përbashkët për pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia”, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë

“Ata riafirmuan mbështetjen e tyre të fortë për qeverinë dhe popullin e Ukrainës, nënvizuan nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të agresionit rus dhe mirëpritën përgjigjen e koordinuar ndërkombëtare ndaj krizës. Presidenti Biden shprehu vlerësimin për përpjekjet e Turqisë për të mbështetur një zgjidhje diplomatike të konfliktit, si dhe për angazhimet e fundit të Turqisë me liderët rajonalë që ndihmojnë në promovimin e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në deklaratë.

Të dy diskutuan gjithashtu “mundësitë për të forcuar lidhjet dypalëshe”, shtoi ai.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki e përshkroi thirrjen si “konstruktive” dhe “të gjatë”, duke thënë se ata folën për rreth një orë. Ajo nuk pranoi të thoshte nëse ata diskutuan për aksesin në Detin e Zi./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments