Ansambli i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk është në gjendje të mirë, alarmon drejtori i këtij institucioni Jeton Pustina. Në një intervistë për gazetën Lajm, ai thotë se ky institucion i rëndësishëm për shqiptarët e Maqedonisë duhet të ketë objektin e vet ku në të ardhmen do të mbaheshin provat dhe koncertet e Ansamblit. Pustina flet edhe për konkursin e hapur për pranimin e 37 anëtarëve të Trupës së re të Ansambilit. Ai thotë se në ditët e para të hapjes së konkursit, interesi për t’u bërë pjesë e Ansamblit është i ulët. Intervistën e plotë me z.Pustina mund ta ndiqni në videon me poshtë.