11.9 C
Tetovo
E enjte, 7 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiKreshnik Bekteshi: Buka, vaji dhe mielli shiten pa marzhë fitimi

Kreshnik Bekteshi: Buka, vaji dhe mielli shiten pa marzhë fitimi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot u shpreh se buka, vaji dhe mielli tip 5400 nga sot shiten pa marzhë fitimi në markete.

Sipas tij, me vendimin e fundit të qeverisë është paraparë marzhë fitimi me shumicë prej 4%, ndërsa me pakicë 3% dhe kjo vlen për bukën, vajin për ushqim, miellin, qumështin, mishin dhe prodhimet e mishit, gjiza, orizi dhe vezët.

Ai shtoi se vendimi i qeverisë ka ardhur me propozim të Ministrisë së Ekonomisë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme qeveria miratoi 26 masa kundër krizës dhe mori disa vendime për t’u përballuar me krizën botërore, ndërsa kryeministri Kovaçevski e vlerësoi si krizën më të madhe botërore që nga Lufta e Dytë Botërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments