Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Aleksandër Vuçiq dhe Serbia nuk kanë guxim në këtë kohë të ndërhyjnë në veri për shkak të garancisë ndërkombëtare.
“Nëse do të ndodhte kjo, e gjithë bota do ta dinte se Vuçiq po e bënë këtë për shërbim të Rusisë. Nëse nuk po kanë mundësi se si me ia gjet zgjidhjen Rusisë, perëndimi është bukur i zoti me ia gjet zgjidhjen Serbisë, pasi këtë e kanë bërë edhe një herë në vitin 1999. E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtarë serb të shkel në territorin e Kosovës. E di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikurse në vitin 1999. Këtë e di lidershipi i Serbisë mjaftë mire. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës do të bombardohet Beogradi. Beogradi jo ndonjë territor tjetër”, tha Haradinaj.