Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, kanë rënë dakord të takohen gjatë një forumi diplomatik në Antalia, Turqi, tha sot ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.
Cavusoglu, në një deklaratë për mediat turke, tha se do të marrë pjesë në një takim të planifikuar për të enjten.