19.3 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shtator, 2024
BallinaLajmeBilall kasami në Ditën e Mësuesit vizita shkollave të mesme

Bilall kasami në Ditën e Mësuesit vizita shkollave të mesme

Nder dhe kënaqësi që sot me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, të vizitoj Gjimnazin “7 Marsi”, ku pata mundësinë të bashkëbisedoj me mësimdhënësit dhe personelin e kësaj shkolle. Po në këtë ditë u shënua edhe patronati i shkollës me aktivitete të ndryshme.E ardhmja është e ndritshme, kur sheh të rrinjt e të rejat që janë të përkushtuar pas dijes. Poezi, recitime, monologe, ishin disa nga prezentimet e nxënësve të cilët i intepretonin në mënyrë të shkëlqyer. Po ashtu, ndava edhe vendime pune për tre mësimdhënës të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre kanë dëshmuar se arsimi mbetet priotitet i yni. Jemi të angazhuar për arsim cilësor!

Sot, në vazhdën e vizitave në Ditën e Mësuesit vizitova shkollën e mesme komunale të mjeksisë “Nikolla Shtejn”. Ishte kënaqësi të dëgjoj punën e nxënësve dhe profesorëve të kësaj shkolle. Me aktivitete nga nxënësit në mënyrë solemne shënuam rëndësinë e kësaj dite.Unë si kryetar dhe Komuna e Tetovës do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të angazhuar për arsim cilësor!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments