21.7 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shtator, 2024
BallinaLajmeBotaOficeri rus i kapur nga forcat ukrainase: Rusia nuk mund të fitojë

Oficeri rus i kapur nga forcat ukrainase: Rusia nuk mund të fitojë

Një komandant rus, i kapur nga forcat ukrainase, ka bërë një deklaratë të fortë, duke dënuar agresionin e ndërmarrë nga Vladimir Putin.

Nënkoloneli i Gardës Kombëtare Ruse, Astakhov Dmitry Mikhailovich, i cili u kap së bashku me dy ushtarë të tjerë, i emocionuar, kërkoi mëshirë për bashkatdhetarët e tij, duke theksuar se ata ishin gënjyer pasi askush nuk u tha se po shkonin në Ukrainë për të nisur pushtimin.

“Nuk mund të gjej fjalë për t’i kërkuar falje popullit ukrainas, e kuptoj që Rusia nuk do ma falë kurrë këtë që po bëj, prandaj jam gati për në burg. Shumë prej ushtarëve janë thjesht të turpëruar. Ata nuk duan luftë. Ne nuk duam të mbjellim vdekjen, është më mirë të mbjellim jetën”, u tha Mikhailovich gazetarëve në një video që u shfaq të hënën.

Më tej, ai pranoi se Rusia nuk mund të fitojë kurrë në Ukrainë, teksa u shpreh se “Rusia nuk mund të fitojë këtu. Edhe nëse shkojmë deri në fund. Ne mund të pushtojmë territorin, por nuk mund të pushtojmë njerëzit”.

Komandanti rus e mbyll mesazhin e tij, duke thënë se “pas pushtimit, rusët do të kishin turp të thoshin se janë rusë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments