Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se të mërkurën qytetarët do të njoftohen për masa shtesë sa i përket produkteve ushqimore dhe masat lehtësuese të cilat do ti miratoj Qeveria. Ai edhe nëjherë bëri thirrje tek qytetarët që të mos shqetësohen dhe të mos krijojnë panik, pasi sipas tij ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe të derivateve të naftës.
Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë
“Me sa kam informacion nga inspektoratet, kanë filluar të mbushen raftet në supermakete, nuk ka kolona në pompat e benzinës. Do doja ta shfrytëzoj mundësinë që të ju bëjë thirrje të gjithë konsumatoërëve, të gjithë qytetarëve, se nuk ka hapësirë për shqetësim, nuk duhet të krijohet panik, duke pasë parasysh se Maqedonia e Veriut në kontinuitet, të gjithë tregtarët, të gjithë distributorët, të gjithë importuesit, kanë porosi të mjaftueshme”.
Në pyetjen se a pritet që të hënën të ketë rritje të derivative, ai vetëm tha se se tek ne çmimet e derivative janë më të lirat në rajon. Ndërsa u lavdërua për atë që qytetarë të shteteve tjera vijnë dhe marrinë naftë tek ne përshkak se i kemi çmimet e lira.
Ndërkaq, Qeveria përmes një komunikate dërguar mediave, se Drejtoria e Policisë Financiare, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, janë duke bërë kontrolle të intensifikuara dhe gjithëpërfshirëse për të parandaluar manipulimet e mundshme në furnizimin me ushqime dhe derivate.
Qeveria
“Kontrollet inspektuese ndaj qendrave që furnizojnë me produkte ushqimore dhe të personave juridikë që kryejnë shitje me pakicë dhe shumicë të derivateve të naftës në të gjithë vendin kryhen me qëllim që të mos ketë ndërprerje në furnizimin me produkte ushqimore, fruta, perime, energji dhe që të mos ngritet panik tek konsumatorët. Në këtë mënyrë do të hiqen dyshimet se raftet nuk mbushen me produkte edhe pse ka rezerva dhe për këtë qëllim bëhen kontrolle në qendrat e shpërndarjes me shumicë”.shenja.tv
Raporti nga kontrollet e këtyre ditëve, sipas ministrit Bekteshi, do të publikohet të hënën.