1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjermania do ta mbështetë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjermania do ta mbështetë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Zhvillimet në Ukrainë kanë bërë që Rusia të suspendohet nga shumë organizata ndërkombëtare e kjo po shihet si mundësi e mirë për Kosovën për t’u anëtarësuar në ato organizata, ku deri tani pengesë kryesore ishte Rusia.

Njëra ndër këto organizata, në të cilën Kosova po pret të anëtarësohet, është Këshilli i Evropës, nga e cila Rusia është suspenduar, ndërsa në përkrahje të anëtarësimit të vendit tonë në organizata ndërkombëtare ka dalë Gjermania, një prej shteteve më të fuqishme të Evropës.

Këtë mbështetje e ka shprehur emisari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në intervistën e parë prejse ka marrë detyrën.

Sarrazini në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e titulluar “Ukraina tregon se çfarë mund të ndodhë”, ka folur edhe për Kosovën, ku ka thënë se Gjermania e ka njohur Kosovën dhe si e tillë llogaritin që të përfaqësohet në organizata ndërkombëtare, duke përmendur në veçanti Këshillin e Evropës, transmeton Zeri.info.

“Veçanërisht si Këshilli i Evropës nënkupton një mbrojtje të madhe të të drejtave për qytetaret dhe qytetarët, edhe për minoritetet në Kosovë. Se kur është momenti i duhur për një aplikim natyrisht se Qeveria e Kosovës duhet të vendosë”, ka thënë Sarrazini.

Në lidhje me Serbinë, e cila refuzon t’i vendosë sanksione Rusisë, ai ka thënë se tash nuk është koha për të qenë i pavendosur.

“Është në interes të Serbisë për të qartësuar pozicionin. S’është kohë për të qenë i pavendosur”, tha ai.

Image

Në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ku akoma nuk është anëtare ka folur sot edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova do t’i përshpejtojë procedurat për aplikim në BE, në NATO dhe në Këshillin e Evropës. /Zëri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments