Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i ka dërguar propozim Kuvendit të Malit të Zi që mandatar për përbërjen e Qeverisë së re të jetë kreu i URA-s së GP-së, Dritan Abazoviç.
“Përfaqësuesit e GP URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi. Prandaj, mora vendim që mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besoj kryetarit të GP URA, z. Abazoviç. I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti malazez të të mbajë seancë së shpejti. të vendosë për programin dhe përbërjen e Qeverisë me propozim të kryeministrit”, ka thënë Gjukanoviç në shpjegimin e propozimit.