Vladimir Putin është presidenti me pushtetin më të gjatë në historinë e shtetit rus, edhe pse herë ka qenë kryeministër e herë president.përcjell botasot.info
Ai po e udhëheq që më shumë se 20 vjet vendin që tashmë po tenton të pushtoi Ukrainën.
Pushteti i tij është karakterizuar me tensione, jo shumë reforma ekonomike e me pak liri politike e të shprehjes.
Jashtë jetës publike, presidenti Putini ka pasur jetë ekstremesh: U rrit në varfëri, por tani ka pasuri të jashtëzakonshme.
Fakte të shkurta personale:
Data e lindjes: 7 tetor, 1952
Vendi i lindjes: Leningrad (tani St. Petersburg)
Emri i plotë: Vladimir Vladimirovich Putin
Babai: Vladimir Putin
Nëna: Maria Putin
Martesa: Lyudmila Putin (28 korrik 1983 – 2014, i divorcuar)
Fëmijë: Yekaterina dhe Maria
Shkollimi: Universiteti i Shtetit në Leningrad, juridik, 1975
Feja: Ortodoks
Fakte tjera:
I pëlqejnë ushtrimet fizike dhe ka rrip të zi në xhudo.
U rrit në një banesë të thjeshtë.
Shërbeu në KGB si zyrtar i inteligjencës para se të përfshihej në politikë.
1975 – Iu anëtarësua Komitetit për Sigurimin e Shtetit (KGB).
1984 – U zgjodh për të marrë pjesë në një institutit për të mësuar gjermanishten dhe anglishten.
1985 – Merr detyra të kundërzbulimit të agjencive në Dresden të Gjermanisë. Monitoroi të besueshëm të diplomatëve sovjetikë.
1990 – U bë dekan për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Leningradit. Monitoroi besnikërinë e studentëve.
1991 – Iu fut politikës. U bë këshilltar i Anatoly Sobchakut, që garonte për kryetar të Leningradit. Pasi i fitoi zgjedhjet, Putini u bë kryetar i komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare. U tërhoq nga KGB-ja.
1997 – Putini u emërua zëvendëskryeadministrator i Kremlinit nën presidentin Boris Yeltsin.
1998 – U emërua shef i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB).
1999 – U bë sekretar i Këshillit Rus të Sigurisë.
9 gusht, 1999 – Yeltsini e caktoi Putinin kryeministër.
31 dhjetor, 1999 – Yeltsini u dorëhoq dhe Putini u bë president në detyrë. I garantoi Yeltsinit imunitet nga ndjekja penale për shkak të një skandali.
26 mars, 2000 – U zgjodh president i Rusisë.
7 maj, 2000 – Putini betohet.
16 qershor, 2001 – Putini u takua me presidentin amerikan George Ë.Bush dhe mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp. Bushi iu tha gazetarëve se gjatë dy orëve në takim ishte në gjendje të kuptonte pak nga shpirti i Putinit.
24 maj, 2002 – Putini dhe Bushi nënshkruan Traktatin e Moskës për Reduktimet e Ofensivës, që i kërkonte secilit shtet të ulte numrin e armëve bërthamore në 10 vjet.
15 mars, 2004 – u rizgjodh pas fushatës si i pavarur.
7 maj, 2004 – Putini u besua për mandatin e dytë.
27 prill, 2005 – U bë lideri i parë rus që vizitoi Izraelin.
4-5 tetor, 2005 – Vizitoi kryeministrin britanik Tony Blair dhe njoftoi për ngritje të bashkëpunimit në luftën ndaj terrorizmit.
5 shtator, 2006 – Takoi presidentin e Afrikës së Jugut, Thabo Mbeki, në vizitën e parë të një lideri rus.
19 dhjetor, 2007 – U zgjodh “Personi i Vitit” nga revista prestigjioze “Time”.
2 mars, 2008 – Dmitry Medvedev u zgjodh president i Rusisë.
7 maj, 2008 – Vetëm dy orë pasi u betua president, Medvedevi e caktoi Putinin si kryeministër.
Gusht 2008 – Rusia nisi angazhimin në luftën me Gjeorgjinë.
24 shtator, 2011 – Medvedevi kërkoi nga partia në pushtet Rusia e Bashkuar që të zgjedhë Putinin për president më 2012. Putini ia ktheu favorin duke i premtuar Medvedevit rolin e kryeministrit nëse partia fiton zgjedhjet parlamentare në dhjetor.
4 mars, 2012 – Putini fitoi mandatin e tretë si president, me pak nën 65 për qind të votave. U dyshua për dallavere në zgjedhje.
7 maj, 2012 – Putini u betua nën kushte të rrepta të sigurisë. Qindra protestues u arrestuan nga policia.
14 dhjetor, 2012 – Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, nënshkroi ligjin që vinte kufizime udhëtimi e financiare për individët rusë të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut. Ligji mori emrin e Sergey MAgnitskyt, jurist që vdiq nën rrethana misterioze më 2009, pasi gjeti prova për kryerje të mashtrimeve nga zyrtarë rusë.
28 dhjetor, 2012 – Si kundërpërgjigje, Putini vendosi ligjin që ua ndalonte amerikanëve të adoptojnë fëmijë rusë.
6 qershor, 2013 – Në një intervistë në televizionin publik, Putini dhe bashkëshortja Lyudmila njoftuan për përfundim të martesës.
11 shtator, 2013 – Putini publikoi një koment në Neë York Times për luftën civile në Siri.
Mars 2014 – Putini çoi trupat ushtarake në Krime pasi presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych, iku mes protestave të dhunshme.
6 gusht, 2014 – Putini nënshkroi një dekret që ndalonte importet e agrikulturës dhe ushqimit nga shtetet që kishin vënë sanksione ndaj Rusisë.
28 shtator, 2015 – Putini mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York dhe më pas u takua me Obaman. Diskutuan për Ukrainën e Sirinë. Ishte takimi i parë që kur Rusia kishte ndërhyrë në Ukrainë.
21 janar, 2016 – Britania nisi hetim, pas provave se Putini miratoi vrasjen e spiunit Alexander Litvinenko më 2006.
25 korrik, 2016 – FBI-ja njoftoi për nisjen e hetimeve ndaj sistemit kompjuterit të Komitetit Kombëtar Demokratik. Dyshohej që sulmi kibernetik ishte bërë nga Rusia.
1 shtator, 2016 – Gjatë një interviste në Bloomberg, Putini mohoi se Qeveria ruse kishte përfshirje në këto emaila.
30 dhjetor, 2016 – Putini u deklarua se Rusia s’do të dëbojë diplomatët amerikanë si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve amerikane dhe përjashtimit të 35 diplomatëve nga SHBA-ja. U shpreh se do të rindërtojë raportet me administratën e ardhshme, të Donald Trumpit.
6 janar, 2017 – SHBA-ja publikoi një raport që thoshte se Putini urdhëroi ndërhyrje në fushatën e SHBA-së për ta ndihmuar Trumpin të fitonte më 2016.
17 janar, 2017 – Putini e cilësoi mashtrim dosjen ndaj tij.
7 korrik, 2017 – Takoi Trumpin për herën e parë në samitin e G20 në Hamburg të Gjermanisë. Në takimin dy orësh u diskutua për raportet ndërshtetërore dhe luftën në Siri. Më vonë patën darkë jozyrtare.
30 korrik, 2017 – Putini njoftoi se Rusia do të implementojë disa masa si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të miratuara nga Trumpi. 755 zyrtarë të SHBA-së në Rusi do të mbetnin pa punë.
1 mars, 2018 – Gjatë adresimit të përvitshëm në Parlament, Putini lavdëroi kapacitetet bërthamore të shtetit, duke thënë se raketat ruse mund të shmangin mbrojtjet ajrore.
18 mars, 2018 – Putini fitoi zgjedhjet me 76.7 për qind të votave. Sfiduesi i tij, lideri opozitar Alexey Navalny, u ndalua të garonte. Ndërkombëtarët kritikuan për kapje të pushtetit.
7 maj, 2018 – U betua për president edhe për 6 vjet tjera.
16 korrik, 2018 – Putini e Trumpi u takuan në Helsinki. Në konferencë të përbashkët, Trumpi deklaroi se Putini s’ka ndërhyrë në zgjedhje.
28 nëntor, 2018 – Autoritetet në Britani njoftuan se Putini ka miratuar një sulm ndaj një ish-spiuni rus.
25 prill, 2019 – Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, u takua me Putinin në Vladivostok. Samiti kishte diskutime kokë më kokë, por pa marrëveshje e deklaratë të përbashkët.
14 maj, 2019 – Putini u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeu. U shpreh se shpreson që SHBA-ja e Rusia të bashkëpunojnë më shumë.
3 korrik, 2019 – Putini nënshkroi një ligj që pezullonte pjesëmarrjen e Rusisë në Traktatin e Forcave Nukleare.
22 tetor, 2019 – Putini takoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Sochi dhe njoftoi për marrëveshjen për patrullim të përbashkët në kufirin Turqi – Siri. Kurdëve iu dhanë gjashtë ditë afat për tërheqje prapa.
15 janar, 2020 – Putini njoftoi për planet për reforma që do ta bënte pasrendësin e tij si president më pak të fuqishëm. Parlamenti e Zyra e Kryeministrit do të kishin ndikim më të madh. E gjithë Qeveria u dorëhoq po atë ditë.
23 mars, 2021 – Putini mori vaksinën ndaj COVID-19, sipas zyrës së Kremlinit. S’ka pasur as fotografi a video të vaksinimit.
5 prill, 2021 – Putini nënshkroi amendamentet kushtetuese që do t’ia mundësonin edhe dy mandate gjashtëvjeçare në presidencë.
21 shkurt, 2022 – Putini njohu dy rajonet separatiste të Ukrainës, Luhanskun e Donetskun, si shtete.
22 shkurt, 2022 – Parlamenti autorizoi Putinin të përdorë Ushtrinë jashtë shtetit. SHBA-ja anuloi takimet me rusët.
23 shkurt, 2022 – Ukraina shpalli gjendjen emergjente.
24 shkurt, 2022 – Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë në Ukrainë.