Përmes vendkalimit kufitar Qafëthanë, në kufirin Maqedonia e Veriut-Shqipëri, në Strugë, në Shqipëri arritën rreth 20 refugjatët e parë nga Ukraina, konfirmoi Drejtoria për polici kufitare dhe migrim të Shqipërisë.Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Sipas burimit të parë bëhet fjalë për individë dhe familje të cilët në territorin shqiptar kanë arritur në tre ditët e fundit, por të cilët nuk kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet shqiptare.
Një pjesë e qytetarëve ukrainase janë akomoduar në pjesën detare të Shqipërisë, ku posedojnë banesa në pronë të tyre.
Një çift nga Ukraina është akomoduar në qytetin e Pogradecit. Ata kanë kërkuar nga disa banka afariste të hapin llogari bankare për tërheqje të parave, por kjo ishte e pamundur sepse nuk kishin leje qëndrimi.