Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Merë Bërns në ClickPlus në TV21 tha se ka realizuar takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me shumicën e ministrave që janë të përshirë në bisedimet me Bullgarinë. Bërns tha se është siguruar që po punohet për marrëveshje, me qëllim që vendi të vazhdojë rrugëtimin evropian.
“Kam pasur rastin të takohem me kryeministrin e ri dhe më shumë ministra të cilët tani janë të përfshirë në më tepër aspekte gjatë bisedimeve. Kam dëgjuar prej tyre se janë të përkushtuar që të shfrytëzojnë këtë mundësi të krijuar nga qeveria e re në Sofje, po përpiqen të zgjidhin çështjet e hapura dhe të arrijnë një marrëveshje për procesin”, tha mes tjerash Bërns.