Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thirri Rusinë të martën për vrasjen e civilëve në Ukrainë, duke i thënë Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara se sulmet ruse po godasin shkollat, spitalet dhe ndërtesat e banimit.
“Ata po shkatërrojnë infrastrukturën kritike, e cila u siguron miliona njerëzve në mbarë Ukrainën ujë të pijshëm, gaz për t’i mbajtur ata nga ngrirja deri në vdekje dhe energji elektrike. Autobusë civilë, makina, madje edhe autoambulanca janë granatuar. Rusia po e bën këtë çdo ditë – në të gjithë Ukrainën”, shtoi Blinken.
Deklaratat e kryediplomatit amerikan vijnë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për krime lufte për bombardimin e qytetit të Kharkiv.
Zelensky gjithashtu bëri një lutje për liderët evropianë që të dëshmojnë solidaritetin e tyre me vendin e tij.
“Ne po luftojmë për jetën tonë”, tha ai në një fjalim në Bashkimin Evropian të martën.