Maqedonia nuk klasifikohet më si zonë me rrezik të lartë, thonë nga ambasada gjermane në Shkup.
Hyrja dixhitale duhet të bëhet vetëm nëse në 10 ditët e fundit para hyrjes, për një periudhë kohe, keni banuar në një zonë që në momentin e hyrjes ishte klasifikuar si me rrezik të lartë ose një zonë me variante virusi. Personat që hyjnë nga Maqedonia e Veriut nuk duhet të jenë në karantinë për momentin, thuhet në një deklaratë të ambasadës.