8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPresidenti ukrainas Zelensky fton të huajt të luftojnë “kriminelët rusë të luftës”

Presidenti ukrainas Zelensky fton të huajt të luftojnë “kriminelët rusë të luftës”

Presidenti Zelensky bëri një thirrje në llogaritë e tij të mediave sociale duke ftuar këdo që të vijë dhe të luftojë “krah për krah” me ukrainasit.

Në postim thuhet: “Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u drejtohet të gjithë qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë. Kushdo që dëshiron të bashkohet me mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër kriminelëve rusë të luftës.”

Një postim më i detajuar thotë se shtetasit e huaj lejohen ligjërisht të bashkohen me mbrojtjen e Ukrainës dhe se një divizion i veçantë luftëtarësh po formohet, i quajtur “Legjioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen Territoriale të Ukrainës”.

Udhëheqësi i Ukrainës ka theksuar më parë se si vendi është lënë të mbrohet vetë.

Aleatët perëndimorë kanë dërguar armë dhe municione – por nuk po i vënë ‘çizmet në tokë’. Ukraina nuk është pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments