6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Maqedoni edhe më tej shtimi natyror është negativ

Në Maqedoni edhe më tej shtimi natyror është negativ

Në tremujorin e katërt vitin e kaluar në vend janë evidentuar 5015 fëmijë që janë lindur gjallë, që është rritje prej 12,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Numri i personave të vdekur në tremujorin e katërt të vitit 2021 është 7.186, prej të cilëve 34 janë foshnja të vdekura dhe shënon ulje prej 23,9% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2020.

Shtimi natyral është -2.171, gjegjësisht për aq më i vogël është numri i fëmijëve të lindur gjallë nga numri i fëmijëve që kanë lindur të vdekur.

Numri i martesave të lidhura në këtë tremujor të vitit është zvogëluar për 3,5 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2020, gjegjësisht janë lidhur 2.707 martesa.

Për këtë tremujor janë marrë 499 raporte për shkurorëzimet, që paraqet ulje për 5,3 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë në vitin 2020.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments